Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se një i dyshuar, pronari i një firme ndërtimore, punëtorit-vozitësit të tij i jep të ngas kamionin e tipit Mercedes me tabela 06.
I njëjti është ndalur nga patrulla dhe gjate verifikimit të dokumentacionit është vërtetuar se tabelat dhe libreza që posedonte vozitësi i takonin një kamioni tjetër që tash është jashtë përdorimit dhe nuk ekziston në sistem.
Zëdhënësi Hashani ka bërë të ditur se në lidhje me rastin është kontaktuar prokurori dhe rasti referohet gjykatës .