DYLON

PD: Telegram ngushëllimi për familjen Berisha

PD: Telegram ngushëllimi për familjen Berisha
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Partisë së Drejtësisë dega në Gjilan Skender Berisha në emër të Partisë së Drejtësisë ngushëllon familjen Berisha.

E nderuara familje Berisha. Lajmi mbi vdekjen e Rexhep Berishës ( bacës Rexhë) babait të dëshmorit të kombit Nuhi Berisha, na hidhëroi e na pikëlloi shumë. Edhe pse ky proces i jetës edhe është normal, megjithatë me rastin e ndarjes nga ne të bacës Rexhë u tronditëm thellë, u tronditëm e u hidhëruam, sepse baca Rexhë ishte një baba i cili më së miri perfaqësonte një baba të ndershëm, një patriot e bujarë shqiptar.

Vetëm shpirti i tij i pastër e i madh mundi t’i qëndrojë me stoicizëm të tillë rrebesheve të jetës, të cilat në të shumtën e rasteve ishin të karakterit kombëtar e patriotik, sidomos të ndjekjeve e persekutimeve që i bënë pushtuesit sllav djalit të tij Nuhiut nga i cili edhe arritën që ta ndajnë, dhe me të cilin nuk arriti që të çmallet kurrë aq sa duhet.

EkoHigjiena

E nderuara familje Berisha, të bëheni të fortë edhe në këto momente pikëllimi e hidhërimi, të jeni krenarë që e patët një njeri të tillë në familjen tuaj si baca Rexhë, të jeni krenar sepse bashkë me ju kanë dhimbje e pikëllim edhe Gjilani dhe mbarë Kosova.

Skender Berisha
Kryetar i Partisë së Drejtësisë
Dega në Gjilan

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.