Komiteti për Politikë dhe Financa sot ka mbajtur mbledhjen e dytë të rregullt për vitin 2020.
Mbledhjen e hapi kryesuesi i Kuvendit Albert Sermaxhaj, ndërsa të pranishëm delegatët, disa nga drejtorët e drejtorive komunale si dhe Shërbimi Profesional i Kuvendit Komunal të Kamenicës.
Në rend dite ishin këto pika për shqyrtim:
1. Shqyrtimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar e Komitetit për Politikë dhe Financa
2. Shqyrtimi i Raportit Vjetor Financiar për vitin e përfunduar me 31 dhjetor 2019,
Sh.05, Nr.4225/12.02.2020
3. Shqyrtimi i propozim vendimit Sh.02, Nr.3961/10.01.2020 për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit Sh.01, Nr.667/dt.08.03.2018
4. Plani i punës së KKSB-së për 2020
5. Propozim vendim për dhënien e hapësirave publike në shfrytëzim për vendosjen e shportave të bërllogut
6. Të ndryshme
Të gjitha këto pika të rendit të ditës, u votuan dhe u vendos që të procedohen për mbledhjen e ardhshme të Kuvendit Komunal.
Po ashtu u diskutua propozim vendimi për dhënien e pronës publike në shfrytëzim.