Pas emërtimit të rrugëve, në Komunën e Kamenicës është duke vazhduar edhe projekti për vendosjen e numrave në çdo shtëpi, projekt ky i realizuar në bashkëpunim me Agjencinë Kadastrale të Kosovës, dhe i financuar nga Qeveria e Norvegjisë.
Krytari i komunës, Qëndron Kastrati, tha se është shumë i lumtur që po vazhdon procesi i emërtimit të rrugëve pasi ky është një projekt shumë i rëndësishëm për komunitetin.
“Po vazhdon vendosja e numrave nëpër çdo shtëpi të territorit të Kamenicës. Tejet i lumtur që pas emërtimit të rrugëve, tani po implementohet edhe projekti për vendosjen e numrave”, ka thënë Kastrati.
Ky projekt tejet i rëndësishëm, është realizuar në bashkëpunim me Agjencinë Kadastrale të Kosovës, dhe e financuar nga Qeveria e Norvegjisë.
“Falënderoj drejtoreshën për Pronë, Gjeodezi dhe Kadastër, Krenare Mavriqin, për punën dhe angazhimin, AKK për bashkëpunimin dhe Qeverinë Norvegjeze për bashkëpunimin. Vazhdojmë së bashku me punë t’mira për komunitetin”, tha Kastrati. /2LONLINE.com/