Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural njofton se në Komunën e Kamenicës procesi i korrje-shirjeve ka filluar më datë 01.07.2022, duke filluar me korrjen e parcelave të mbjella me kulturën e Elbit, pastaj më datë 07.07.2022 ka filluar edhe korrje – shirja e sipërfaqeve të mbjella me kulturën e Grurit.
Sipas informatave nga kjo drejtori Më datë 10.07.2022 është bë hapja zyrtare e fushatës së korrje-shirjeve në komunën tonë.
Gjatë këtij viti pritet të korren rreth 1,600 ha. me Grurë, 50 ha. me Elb, ndërsa sa i përket procesit të korrje – shirjeve për vitin 2022, do të marrin pjesë rreth 34 Autokombajna.
Deri më tani pas të dhënave nga fermerët, janë korrur rreth 320 ha. me Grurë (apo 20%), kurse me Elb janë korrur rreth 50 ha.
Ndër të tjera drejtoria njofton se Komisioni Komunal për korrje-shirje i formuar nga Kryetari i Komunës, fillimisht ka bërë pranimin teknik të Autokombajnave dhe i ka pajisë me leje për korrje. Komisioni do ta përcjell fushatën e korrje – shirjeve gjatë tërë procesit, që nga fillimi e deri në përfundimin e saj. Vëmendje të posaqshme do t`i kushtohet humbjeve gjatë procesit të korrjes që ato të jenë sa ma të vogla, mbajtjen e rendit të korrjes si dhe marrjen e masave parandaluese kundër zjarrit.
Gjatë informatave nga tereni, dhe varësisht nga parcelat e fermerëve , rendimenti sillet rreth 4,000 kg./ha. me Grurë , kurse te Elbi 3,000 – 3,500 kg./ha. Ne shpresojmë që kjo fushatë e korrje-shirjeve do të rrjedhë pa ndonjë problem të theksuar.
Ndërsa komisioni i korrje–shirjeve, njofton se është duke u përpjekur që me përpikëri ta zbatojmë Rregulloren Komunale mbi korrje – shirjet. Procesi i korrje – shirjeve këtë vit ka filluar mbarë dhe kushtet klimatike janë të mira për korrje. /2LONLINE/