Task forca komunale edhe sot ka vazhduar aksionin për pastrimin e Kamenicës. Drejtori i Shërbimeve Publike, Ramadan Basha bashkë me zyrtarin e DSHP-së, Hysen Jerliun dhe me stafin e Ecohigjienës, kanë bërë pastrimin e urës në Dajkoc, Novosellë dhe tek ura pranë fshatit Muçivërc.
Në aksionin e ditës së sotme janë zbrazur disa kontejnerë dhe janë mbledhur rreth 100 thasë me mbeturina.
Sipas drejtorit Basha, janë pastruar të gjitha këto zona nga mbeturinat dhe ditëve në vijim do të intervenohet edhe me makineri të rënda për t’i larguar edhe mbetjet e ngurta.
Ai falënderoi stafin dhe kompaninë Ecohigjiena të cilët sot kanë ndihmuar në këtë aksion në mënyrë vullnetare.
Aksioni për pastrimin e Kamenicës do të vazhdojë edhe ditëve në vijim.