Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati është duke e përfaqësuar Kamenicën në takime koordinuese me komuna të tjera të botës.
Ai sot ka mbajtur takime nga distanca me kryetarë komunash përfshirë ata nga: Italia, Austria, Turqia, Serbia, Gjermania, Libani dhe vende tjera, ku është diskutuar për situatën dhe masat që kanë ndërmarr në nivel lokal në këto vende për të luftuar virusin COVID-19.
Ai gjatë diskutimeve së bashku me ata kanë ndarë përvojat e tyre për parandalimin dhe mbrojtjen qytetarëve nga pandemia SARS-CoV-2.
Kryetari Kastrati dhe përfaqësuesit e Shtabit Emergjent Komunal janë duke punuar në vazhdimësi që të tejkalohet kjo situatë dhe t’i përmbushin nevojat e banorëve të Kamenicës, duke u bërë thirrje atyre që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, të mos krijojnë panik sepse të gjithë bashkë do t’ia dalim.