Komuna e Kamenicës tanimë është pjesë e platformës EduPerformanca, platformë kjo që do t’u mundësojë nxënësve të komunës së Kamenicës të bëjnë vlerësimin e mësuesve, duke i bërë pjesë aktive të përmirësimit të sistemit arsimor.
Kryetari i Komunës, Qëndron Kastrati tha se kjo platformë do të shërbejë si një vegël për përmirësimin e komunikimit nxënës-mësues.
“Jam shumë i lumtur që nxënësve të Kamenicës po u ofrojmë një vegël që kontribuon në formësimin e tyre si individ me mendim kritik në një botë të mbingarkuar nga informata. Të gjithë kemi qasje në informatë por jo të gjithë kemi mendim kritik”, u shpreh kryetari Kastrati.
Ai poashtu theksoi se mësuesit do të kuptojnë më drejt se ku qëndrojnë sa i përket organizimit të orës, raportet me nxënësit si dhe metodave të mësimdhënies.
“E falënderoj organizatën Open Data Kosovo të cilat po i thejnë stereotipet për vajzat në teknologji”, tha kreu i Komunës.