DYLON

Qëndresa Sadriu, me sukseset e saj në Zvicër, e bëri krenar Gjilanin dhe Republikën

Qëndresa Sadriu, me sukseset e saj në Zvicër, e bëri krenar Gjilanin dhe Republikën
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, me rastin e zgjedhjes së gjilanases Qëndresa Sadriu si deputete në kantonin e Syrihut, e ka përgëzuar atë dhe familjen Sadriu, duke thënë se me sukseset e saj e ka bërë krenar Gjilanin dhe Republikën.

“Po më gëzojnë jashtëzakonisht shumë sukseset e rinisë shqiptare në perëndim, në veçanti suksesi i gjilanases Qëndresa Sadriu, e cila u zgjodh deputete në kantonin më të madh në Zvicër, Zurich. Me këtë triumf, ajo e bëri krenar Gjilanin dhe Republikën, duke qenë modeli më i mirë. I uroj suksese në këtë legjislaturë”, ka thënë Haziri.

Ndryshe, Qëndresa Sadriu, si përfaqësuese e Partisë Socialdemokrate, u zgjodh deputete në Parlamentin e Kantonit më të madh të Zvicrës, në atë të Zurich, njëherit edhe kryesuese e Kuvendit të Komunës Glattbrug. ​

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.