Ministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe kryetari i Komunës së Kamenicës Begzad Sinani nënshkruan memorandum bashkëpunimi për realizimin e projekteve rrugore të kësaj komune.
Projektet në të cilat do të realizohen në këtë komunë janë:
- Ura e fshatit Topanicë-Kamenicë, në vlerë prej 200,000 euro.
- Asfaltimi i rrugës Kopernicë-Pusi i Zenelit-SHFMU, i cili projekt do të kushtojë 350,000 euro.
- Asfaltimi i rrugës Gllobar deri te Pishat në Kamenicë, në vlerë prej 200,000 euro.
- Asfaltimi i rrugëve lokale në komunën e Kamenicës, në të të cilat projekte do të investohen 150,000.
Në këto projekte Ministria e Infrastrukturës do të investojë gjithsej 900 mijë euro.
Përndryshe, kreu i Komunës së Kamenicës Begzad Sinani u shpreh falënderues ndaj Qeverisë së Republikës Kosovës përkatësisht Ministrit Zharku dhe zv.ministrin Mujota për mbështetjen në realizimin e këtyre projekteve që do të përmirësojnë infrastrukturën rrugore në komunën e Kamenicës.
Ndërkaq ministri Zharku ka falënderuar kreu e Kamenicës, Begzad Sinanin, për bashkëpunimin konstruktiv në realizimin e projekteve të mëparshme dhe këto projekte te reja, për të shtuar se ministria e Infrastrukturës po vazhdon mbështetjen në realizimin e projekteve të reja në gjithë vendin.