Gjilani sërish përfaqësohet në trajnimet e Komisionit Evropian

Gjilani sërish përfaqësohet në trajnimet e Komisionit Evropian

Të rinjtë e Komunës së Gjilanit, për të dytën herë radhazi pjesëmarrës të barabartë, në mesin e tetë shteteve nga Rajoni dhe Evropa, ka thënë Genc Mustafa, udhëheqës i Njësisë për Rini. Sipas tij, Komuna e Gjilanit/Njësia për Rini, falë bashkëpunimit me organizatën partnere LIGO LEX LEGIS, e cila para disa muajve mbajti trajnimin në lidhje me programin nga Komisioni Evropian “Erasmus +”, tani po vijnë rezultatet konkrete ku për të dytën herë radhazi Gjilani po përfaqësohet në trajnimet e Komisionit Evropian.

“Partneriteti mes Njësisë për Rini dhe Ligo Lex Legis, bëri të mundur që të rinjtë nga Gjilani të përfitojnë trajnim nëntë (9) ditor në Maqedoni (Ohër) me temën “Power of Multimedia – Bridges of Diversity”. Kosova respektivisht Gjilani merr pjesë në këtë trajnim me dy të rinj nga Këshilli i Veprimit Rinor Lokal- KVRL, ku pjesëmarrës janë edhe nga shtetet si “Angli, Rumani, Greqi, Turqi, Maqedoni, Shqipëri,Kosovë dhe Serbi” ka thënë Mustafa.

Sipas tij, Gjilani me udhëheqjen nga Kryetari Lutfi Haziri, po e mbështet rinin e Gjilanit në çdo fushë që të jetë kampion i organizimit të jetës rinore.

KOMENTE