Komuna e Kamenicës sot ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi së bashku me Qendrën për Arsim të Kosovës (KEC).
Nënkryetari i Komunës së Kamenicës, Faton Jakupi së bashku me Drejtoreshën e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Mirhane Morina-Bislimi, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Qendrën për Arsim në Kosovë (KEC), përfaqësuar nga Ardita Kabashi menaxhere e projektit si dhe në partneritet me Organizatën Qendra për Studim të Avancuar (FIT), përfaqësuar nga Liridon Latifi menaxher i projektit.
Projekti “Së bashku kundër abuzimit të fëmijës” është i financuar nga Bashkimi Evropian.
Objektivat kryesore të këtij projekti janë:
1. Të gjithë fëmijët të trajtohen me respekt të plotë dhe dinjitet për të drejtat e tyre duke promovuar mjedis pa abuzime në shkollat e Kosovës,
2. Edukimin dhe trajnimin e nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërve për të parandaluar abuzimin e fëmijëve në shkolla dhe t’i përgjigjen abuzimit në një mënyrë të përshtatshme,
3. Ngritjen e vetëdijes ku përmes aktiviteteve të shumta rrisim ndjeshmërinë e njerëzve ndaj problemit.