Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Diasporës, Majlinda Krasniqi, ka pritur në takim drejtorin ekzekutiv të organizatës “Ballkan Green Foundation”, Visar Azemi, dhe përfaqësues tjerë të kësaj organizate.
Në këtë takim është diskutuar për projektin “Green Rura Deal”, ku Kamenica është përzgjedhur si komuna e vetme në Kosovë për mbështetjen dhe fuqizimin e kapaciteteve lokale në aspektin mjedisor.
I pari i komunës është shprehur i lumtur që Kamenica është pjesë e bashkëpunimeve të tilla rajonale.
“Kamenica pjesë e projektit “Green Rural Deal”. Kamenica është përzgjedhur komuna e vetme në Kosovë, për mbështetjen dhe fuqizimin e kapaciteteve lokale në aspektin mjedisor. Pos Kamenicës, ky projekt do të zhvillohet edhe në Gjermani, Greqi e Serbi, objektivi së cilës është kapaciteti lokal për një tranzicion në një ekonomi me karbon zero në këto katër rajone. I lumtur që jemi pjesë e bashkëpunimeve të tilla rajonale, për shkëmbimin e përvojave dhe ndërtimin e marrëdhënieve mes partnerëve të ndryshëm”, ka thënë ai.
Ndryshe ky projekt kontribuon në përafrimin e politikave strukturore të zhvillimit dhe tranzicionit për rajonet rurale me marrëveshjen e Parisit dhe Marrëveshjen e Gjelbër Evropiane./2LONLINE.com/