Njoftohen banorët e këtyre fshatrave Muqiverc, Dajkoc, Shipashnicë e Poshtme, Rogaçicë, Novosellë dhe Hodonoc se tani jemi në fazën e testimit të gypit kryesor të ujësjellësit në këto lokalitete, andaj kërkojmë që të bashkëpunoni me ekipet të cilat janë duke punuar në terren, dhe në rast se vëreni ndonjë rrjedhje eventuale të ujit, apo ndonjë defekt tjetër, luteni që të kontaktoni në numrin e telefonit: 048/779 009 të kompanisë e cila është duke i zhvilluar punimet.
Po ashtu nëse paraprakisht keni bërë ndonjë kyçje individuale në rrjet, sigurohuni që gypi të jetë i mbyllur me pjesë adekuate, që mos të shkaktohet ndonjë dëm eventual. Për kohën e finalizimit të ujësjellësit do të njoftoheni me kohë. /2LONLINE.com/