DYLON

Kastrati takon përfaqësues të KEDS, flasin për përmirësimin e energjisë elektrike në katër fshatra të Kamenicës

Kastrati takon përfaqësues të KEDS, flasin për përmirësimin e energjisë elektrike në katër fshatra të Kamenicës
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, sot ka takuar këshilltarin ekzekutiv të KEDS, Fidan Dushi, si dhe përfaqësues të tjerë nga kjo kompani.

Gjatë këtij takimi, kryetari Kastrati ka paraqitur kërkesën për përmirësimin e energjisë elektrike në fshatrat e malësisë, si Tërstenë, Kremenatë, Meshinë dhe Kranidell.

EkoHigjiena

“Nga kërkesa jonë për përmirësim të energjisë elektrike në fshatrat Tërstenë, Kremenatë, Meshinë dhe Kranidell, ekipet e KEDS-it gjatë javës tjetër do të jenë në terren, për t’a parë gjendjen nga afër dhe presim që shumë shpejt të intervenohet që banorëve të këtyre fshatrave t’u zgjidhet problemi me energji elektrike njëherë e përgjithmonë”, tha ai.

Mes tjerash, Kastrati ka falënderuar KEDS-in për gatishmërinë që kjo çështje të rregullohet sa më parë. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.