Komuna e Kamenicës njofton të gjithë qytetarët të cilët kanë aplikuar për bursa dhe subvencione, e të cilëve nuk iu janë ekzekutuar mjetet në xhirollogaritë bankare, se ne si komunë i kemi proceduar për pagesë të gjitha në Ministrinë e Financave.
Gjithashtu ditë më parë, të gjithë ata që nuk i kanë pranuar paratë, u kemi kërkuar të na lajmërohen përmes faqeve zyrtare, e-mailit ose pranisë fizike në komunë. Të njëjtat i kemi riproceduar në Ministrinë përkatëse, për shpërndarjen e mjeteve financiare.
Komuna është në kontakt të vazhdueshëm Ministrinë e Financave dhe shpresojmë që shumë shpejt do të bëhet një zgjidhje për të gjithë.
“Luteni të na shkruani përmes emailit zyrtar kushdo që nuk i ka pranuar mjetet, duke ia bashkangjitur raportin bankar Dhjetor-Janar në: [email protected], ose përmes faqes zyrtare të komunës në Facebook”, thuhet në njoftimin e komunës së Kamenicës. /2LONLINE.com/