“Paralajmërimet për shërbim të detyrueshëm ushtarak në Serbi, edhe pse lëvizje strategjike marketingu nga Presidenti Aleksandar Vuçiq është I papranueshëm dhe duhet të refuzohet nga shqiptarët e Luginës së Preshevës”, ka thënë Shaip Kamberi, deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin serb.
Postimi i plotë:
Paralajmërimet për shërbim të detyrueshëm ushtarak në Serbi, edhe pse lëvizje strategjike marketingu nga Presidenti Aleksandar Vuçiq është I papranueshëm dhe duhet të refuzohet nga shqiptarët e Luginës së Preshevës.
Serbia, sot nuk është e kërcënuar nga asnjë prej vendeve fqinje, madje përkundrazi, rasti i 24 shtatorit vitit të kaluar në Banjskë ka treguar për cenimin e integritetit të vendeve fqinje dhe kush synon agresorin.
Rajoni ka nevojë për paqe dhe progres, ndryshe vendimet e këtilla luftënxitëse vetëm sa na rikthejnë në vitet e 90-ta.