DYLON

Kryetari Hyseni nënshkruan me zëvendësministrin Durmishi projektin e qarkores së madhe të qytetit në vlerë 27 milionë euro 

Kryetari Hyseni nënshkruan me zëvendësministrin Durmishi projektin e qarkores së madhe të qytetit në vlerë 27 milionë euro 
Avatar photo Redaksia

Gjilani si kryeqendër e rajonit të lindjes, përfshirë edhe Luginën e Preshevës, do të bëhet me unazën e madhe të qytetit, e cila do ta lidhë atë me të gjitha rrugët magjistrale, në katër drejtime.

Kryetari i Komunës, Alban Hyseni ka nënshkruar marrëveshje për projektin e qarkores së madhe, me zëvendësministrin e Infrastrukturës, Hysen Durmishi, në vlerë rreth 27 milionë euro e që është investimi më i madh infrastrukturor në historinë e qytetit të Gjilanit.    

EkoHigjiena

“Nënshkruam projektin më të madh infrastrukturor në historinë e qytetit, me vlerë rreth 27milionë euro, me Zëvendës Ministrin Hysen Durmishi”, ka thënë kryetari Hyseni, duke specifikuar se qarkorja e re e qytetit ka gjatësi rreth 20 km, do të jetë me 4 krosi dhe do të lidh të gjitha rrugët magjistrale.

“Gjilani, me qeverisje të ndershme e plot dinjitet tashmë ka kthyer vëmendjen meritore”, ka thënë kryetari Hyseni. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.