Duke komentuar deklaratën e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuqiq, analisti Fadil Kajtazi ka thënë se presidenti serb Vuçiq, ka deklaruar se me Kosovën “luan shah pa mbretëreshë dhe pa topa” dhe se fatkeqësisht kjo është e vërtetë, pasi lojtarët tanë nuk janë të nivelit për t’u përballur me të.
Kajtazi ka thënë se në kohët më të vështira për Kosovën, kur Serbia ishte fuqi ballkanike, gjete viteve të nëntëdhjeta, kur ne nuk kishim shtet te pranuar ndërkombëtarisht, e kishim kryetar Ibrahim Rugovën, i cili hapi të gjitha dyert e salloneve botërore që administrojnë me boten. Dhe sa herë që hynte në këto sallone i linte pa frymë nikoqirët, nga se, në biseda me ta, ky fliste për Shilerin, Orvillin e Geten, Davinçin, Mikelangjelon e Pikason, Mocardin, Shtrausin e Bahun, fliste për artin, për letërsinë, historinë, astronominë, arkeologjinë.
Sipas Kajtazit, nikoqirët mbeteshin pa fryme kur dëgjonin ketë njeri që fliste me kaq pasion dhe dije të stërholluar për vlerat e civilizimit botërorë. “Në fund, me elokuencë, nxirrte nga xhepi një kristal të vogël Kosove dhe ju thoshte: “ndihmojeni Kosovën””.
“Dhe, duke mos pasur as një instrument të shtetësisë, Rugova ja arriti të luaj shah dhe ta mundë Millosheviqin pa topa, pa oficer dhe pa mbretëreshë. Çfarë dinë të flasin klasa e tanishme politike e Kosovës në korridoret e vendeve që vendosin se si të administrohet bota e këtij shekulli. Çfarë do të flas presidenti i ynë dhe kryeministri para homologëve evropiane, kur ata paraprakisht janë të informuar për nivelin e tyre, për deficitet e tyre në të gjitha fushat që e bëjnë strukturën e një politikani. Çfarë kualiteti intelektual dhe të administrimit shtetërorë kanë performuar kjo klasë politike për t’i bindur perëndimorët se Kosova e ka kufirin në Qakorr? Dhe është e vërtetë se Vuçiq luan “shah pa mbretëreshë dhe topa” me këtë nivel”, thotë analisti Fadil Kajtazi.