Në një studim , kërkuesit e universitetit të Notingamit, thanë se kafeja mund të ndihmojë në stimulimin e rezervave të yndyrnave kafe, të njohura ndryshe edhe si “brown adipose tissue”, që luan një rol kyç në shpejtësinë me të cilën djegim kaloritë tona.
Ka dy forma të qelizave yndyrore, ato kafe dhe të bardha, dhe secila luan një rol të ndryshëm në metabolizmin tonë. Ndërsa qelizat kafe ndihmojnë në gjenerimin e nxehtësisë, ato të bardha janë përgjegjëse për depozitimin e yndyrnave.
Nivelet e yndyrnave kafe janë të larta tek fëmijët, por kohët e fundit është zbuluar prania e tyre tek të rriturit ç’ka edhe ka kthyer shpresën për përdorimin e tyre si objektiva për të trajtuar obezitetin.