DYLON

Inspektorët komunalë në Gjilan gjobisin me 1000 euro një furrë buke, pesha nuk përputhej me deklaracionin   

Inspektorët komunalë në Gjilan gjobisin me 1000 euro një furrë buke, pesha nuk përputhej me deklaracionin   
Avatar photo Redaksia

Drejtoria e Inspekcionit në Gjilan është e vendosur të mos tolerojë asnjë shkelje të të drejtave të konsumatorëve. Gjatë inspektimit në sektorin e bukës, në një furrë në qytet është konstatuar se pesha e bukës nuk përputhej me deklaracionin.

Inspektorët kanë ndërmarrë veprimet e duhura ligjore dhe subjektit ekonomik i kanë shqiptuar një gjobë në shumë 1000 euro, pasi nga kanë vërtetuar se buka që shitej për 500 gramë peshonte 70 deri në  80 gramë më pak.    

EkoHigjiena

Drejtoria e Inspekcionit komunal në Gjilan i siguron qytetarët se ankesat dhe kërkesat e tyre do të shqyrtohen me seriozitet të plotë dhe se nuk do të tolerojë mashtrime në dëm të konsumatorit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.