Tani më që janë caktuar zgjedhjet lokale për 17 tetor, subjektet politike po i ndërmarrin veprimet e tyre në këtë drejtim për të dal sa më të përgatitur, e Lëvizja Qytetare “Vatra”, me seli në Gjilan, pretendon të jetë subjekt me ndikim që do shtojë fuqinë e saj duke pasur rritje në përfaqësimit dhe me këtë edhe rol përcaktues në zhvillimet e ardhshme politike.
Kushtrim Kadriu, lider i kësaj Lëvizjeje ka bërë me dije se kanë filluar përgatitjet dhe nga ajo që shihet në terren nuk ka dyshim se Lëvizja “Vatra” do të jetë befasia e zgjedhjeve të tetorit.
“Lëvizja “Vatra” tani më ka të gatshme listën e saj garuese për asamble komunale të përbërë prej 38 kandidatëve, ku çdo ditë së bashku me ta po takojnë qytetarë e po diskutojmë për nevojat e tyre, për modalitetet si t’i përfaqësojmë më dinjitetshëm si t’u shërbejmë atyre si dhe për të ardhmen e përbashkët politike të Lëvizjes”, ka thënë Kadriu, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Ai shton tuje se Lëvizja “Vatra”, ka shumë kohë që i bënë thirrje spektrit opozitarë, për të krijuar një bllok të përbashkët, me qëllim të largimit të pozitës nga pushteti, sepse ajo nuk u ka shërbyer qytetarëve të Gjilanit pa dallim, e veçmas, të atyre që janë nga Lugina, në të cilët vë theksin “Vatra”, por që nga subjektet opozitare akoma nuk kemi ndonjë sinjal konkret.
“Ne do të vazhdojmë të jemi të hapur dhe kooperues në këtë drejtim dhe zgjedhjet e tetorit janë një mundësi e mirë për ta realizuar këtë që përveç që do të jetë e shëndetshme për skenën politike të Gjilanit ajo do të jetë e dobishme për të gjithë qytetarët e Gjilanit pa dallime përkatësie partiake”, ka thënë Kadriu i Vatrës.
Përndryshe, ai tha se janë të gatshëm të garojnë si subjekt në vete duke përfshirë këtu edhe garën për të parin e komunës. /2LONLINE.com/