DYLON

Moti sot e nesër, temperaturat deri në 37 gradë Celsius

Avatar photo Redaksia

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, mot me temperatura të larta do të vijojë të mbajë edhe gjatë dy ditëve të ardhshme.

Të mërkurën më nxehtë dhe me temperatura maksimale 35-37 gradë Celsius, ndërsa dita e enjte pritet të jetë më e freskët dhe me rënie të maksimaleve për 3 deri 6 gradë Celsius, për shkak të vranësirave të cilat do ta mbulojnë pjesën më të madhe të territorit.

EkoHigjiena

Nuk përjashtohen mundësit që këto vranësira të sjellin riga shiu nëpër disa vende.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 17-18 gradë Celsius. Indeksi UV mbetet i lartë dhe këshillat e IKSHP që nga ora 9-17 mbesin në fuqi.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-9 m/s. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.