“Sot pata kënaqësinë të pres në takim, Ragmi Mustafën- kryetar i PDSH- së dhe ish kryetar i Preshevës, me të cilin diskutuam për gjendjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, për problemet dhe sfidat me të cilat po ballafaqohen ata, ashtu siç janë të diskriminuar dhe të pushtuar nga Serbia”, ka thënë Kushtrim Kadriu, kreu i Lëvizjes Qytetare “Vatra” në Gjilan.
Ai ka bërë me dije se i ka uruar Mustafës suksese në zgjedhjet lokale në Preshevë, duke shprehur bindjen e thellë të tij se, ai dhe partia e tij PDSH, do të dalin fitues në zgjedhjet e 28 Marsit.
Mustafa shprehu indinjatën e tij në lidhje me pasivizimin e shtetësisë të cilën organet serbe po ua bëjnë shqiptarëve nga Lugina e Preshevës, duke tentuar që ta zhbëjnë faktorin shqiptar atje.
Ai, gjthashtu shprehu bindjen në fitoren e tij në zgjedhjet e 28 Marsit dhe njëkohësisht bëri thirrje që Luginasit që jetojnë në Kosovë dhe të cilët kanë të drejtë vote, të dalin sa më masovikisht në këto zgjedhje.
“Për fund, e falënderova përzemërsisht Mustafën për bashkëpunimin e tij të sinqertë me Lëvizjen Qytetare Vatra që nga themelimi i saj e deri më tani, duke u dakorduar që këtë bashkëpunim ta vazhdojmë edhe më tutje në të ardhmen. U bëjë thirrje të gjithë luginasve me të drejt vote që sa më masovikisht të dalin në këto zgjedhje”, ka thënë Kadriu i “Vatrës”. /2LONLINE.com/