DYLON

Kryetari Haziri: Rritja e infeksionit në Gjilan është alarm për kujdes të shtuar

Kryetari Haziri: Rritja e infeksionit në Gjilan është alarm për kujdes të shtuar
Avatar photo Redaksia

Pas konfirmimit të 61 rasteve të reja pozitive me COVID-19 në Gjilan, kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri, ka thënë se ky është alarm për kujdes të shtuar.

Kreu i Gjilanit njoftoi se gjatë ditës ka marrë konfirmimin se 34 persona të shëruar nga virusi.

EkoHigjiena

“61 rastet e reja të infeksionit me COVID-19 në Gjilan janë alarm për kujdes të shtuar nga të gjithë. Apeloj qytetarët dhe bizneset që japin shërbime që t’i respektojnë masat, mbajtjen e maskave dhe distancën sociale. Edhe më tutje po luftojmë me të panjohurën”, ka thënë Haziri.

Ndryshe, numri rasteve aktive me COVID-19 në Gjilan është 358. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.