Ish nënkryetari i Komunës së Gjilanit, aktualisht zëvendësministër, Rexhep Kadriu ka thënë se ndihet i pikëlluar me lajmin për ndarjen nga jeta të regjisorit të mirënjohur shqiptar, Nuhi Matoshi. Ai ka thënë se të tillë njerëz si Nuhiu e kanë mbajt gjallë kombin dhe kulturën shqiptare.
Ja ngushëllimi i plotë i Kadriut për familjen Matoshi
Ndihem i pikëlluar me lajmin për ndarjen nga jeta të regjisorit të mirënjohur shqiptar, Nuhi Matoshi.
Nuhiu, njeri i artit e kulturës shqiptare, do të mbahet mend për breza të tërë për kontributin e tij dhënë artit dhe kulturës në përgjithësi, në rrethana të vështira për kombin, dhe në kohë paqeje.
Nuhiu ishte njeri i dijes, i ideve, motivues e i buzëqeshur në çdo kohë, edhe kur kritikonte, asnjëherë nuk vërehej i mllefosur. Të tillë njerëz e kanë mbajt gjallë kombin dhe kulturën shqiptare.
Ngushëllime familjes Matoshi, kolegëve artistë dhe gjithë qytetarëve të Gjilanit.
Rexhep Kadriu