Me rastin e 7-marsit, Ditës së Mësuesit, Rexhep Kadriu, kryetari i Aleancës për ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Gjilan, i ka uruar mësimdhënësit për këtë ditë të shënuar duke thënë se mësuesit janë krenaria e kombit.
Ja urimi i tij i plotë:
Atyre dhe vetëm atyre, që mbajnë lartë emrin dhe etikën e emrit mësues!Të gjithë mësimdhënësve kudo që gjenden. Festofshi gjithmonë për meritat e punës që i kultivoni në brezat e ri.
Sot, “7 Marsi”- Dita e Mësuesit, shënohet si një ngjarje me rëndësi kulturore në gjitha trojet tona shqiptare. Në këtë ditë, ne të gjithë së bashku kujtojmë mësuesit tonë të parë që na mësuan shkronjat shqipe, na mësuan se si ta duam dhe ta respektojmë atdheun.
Na mësuan poezitë e bukura te autorëve tonë të mrekullueshëm, që çdo fjalë e varg i saj të mbetet e të ngulitet thellë në mendjet tona.
Me aq dashuri e respekt janë sjellë me ne për të na mësuar e kritikuar me atë metodën dashamirëse kur ne bënim gabime.
Mësimet e mësuesve tonë u bënë udhërrëfyes për rrugën tonë në të ardhmen.
Ato mësime na ndjekin edhe sot që kemi dalë në jetën tonë të pavarur.
Le t’ua dedikojmë suksesin tonë në jetë mësuesve tanë.