Kushtrim Kadriu, anëtar i Kuvendit Komunal të Gjilanit që vije nga Lëvizje Vatra (opozitë), tha se kërkon publikisht që Arianit Sadiku, kryesues i Kuvendit Komunal të Gjilanit të jap dorëheqje sepse nuk është për atë punë.
“Pas dështimeve për muaj të tërë në mbajtjen e seancave nga Arianit Sadiku, kryesues i Kuvendit komunal, e sidomos pas fyerjes në baza gjinore që ia bëri asambleistes së LDK- së, kërkoj dorëheqjen e tij sa më parë”, ka thënë Kadriu, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Kadriu ka kërkuar përkrahje në këtë kërkesë edhe nga opozita, veçmas LDK , por edhe nga pozita, ndërsa sipas tij, do ta votonte çdo kandidat tjetër të Vetëvendosjes për kryesues dhe në këtë kontekst , si shembull përmend edhe emra konkret.
“Natyrisht, më me dëshirë do ta votoja, Ismail Kurteshin për kryesues, pasi që është më konstruktiv dhe bashkëpunues. Gjithsesi, e rëndësishme është që kryesuesi aktual të jep dorëheqje dhe të ndërmerren veprimet për zgjedhjen e kryesuesit të ri”, ka thënë Kadriu.
Përndryshe, në seancën e fundit, kryesuesi i Kuvendit kishte përdorur gjuhë joparlamentare duke i thënë “xhavgaricë”, njërës prej anëtarëve të KK-së nga radhët e LDK-së, për çka pati reagime nga Grupi i LDK-së, e më pas edhe nga vet anëtarja e LDK-së që ishte subjekt i këtij ofendimi, si dhe nga ky subjekt politik, ndërkohë që kryesuesi i Kuvendit ka kërkuar, siç ka thënë “ndjesë dhe falje”, për shprehjen e përdorur. /2LONLINE/
Reagimi i LDK-së
Reagimi i Gresa Avdiut