DYLON

Në UKZ u mbajt trajnimi për përdorimin e SMU-së

Në UKZ u mbajt trajnimi për përdorimin e SMU-së
Avatar photo Redaksia

Me qëllim të shfrytëzimit sa më të madh dhe efikas të Sistemit për Menaxhimin Universitar (SMU), është organizuar një trajnim me menaxhmentin, stafin akademik e administrativ të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan.

Trajnimi është mbajtur nga kompania kontraktuale  për mirëmbajtjen e sistemit elektronik të Menaxhimit Universitar dhe nga zyra e IT-së e UKZ-së, të cilët kanë ofruar sqarime për mundësitë e mëdha që ofron SMU-ja, ku kryesisht trajnimi  u fokusua ne modulet e reja si dhe në interesimet e të pranishmëve rreth problemeve që kanë hasur gjate përdorimit te SMU.

EkoHigjiena

Sipas trajnueseve Arianit R. Bytyqi dhe stafit të tij , SMU-ja përbëhet prej shumë moduleve, si: Moduli i aplikimit për regjistrimin e studentëve, Moduli i notimit, Moduli i pagesave studentore, Moduli i ID kartelave të stafit dhe të studentëve,  Moduli i diplomave, Moduli i sigurimit të cilësisë dhe vlerësimit, Moduli i kompetencave dhe përmbajtjeve mësimore, Moduli i bibliotekës etj. Njëherësh gjatë trajnimit për SUM, u kërkua që të gjitha modulet e lartë cekura të përdoren sa më shumë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.