“Sot teksa po shëtisja me biçikletë në qytetin tim të lindjes dhe të rritjes pashë se po përfundohej një projekt i nisur kaherë nga Komuna e Gjilanit. Hajde more për hajër se shpëtuam më në fund nga kjo torturë e tejzgjatur. U pati bërë qendra e Gjilanit porsi stazë e Super Marios”.
Kështu është shprehur, kryetari i Lëvizjes Qytetare “Vatra”, Kushtrim Kadriu, lidhur me projektin e zgjerimit dhe asfaltimit të qendrës në Gjilan, që u inaugurua sot, e ku sipas tij, ky projekt aq shumë ishte stërgjatë, siç shprehet ai: “Thuajse po ndërtohej ndonjë anije kozmike”.
“Aq shumë u bë film kjo punë saqë po të mos ishim në kohë pandemie, garant i kisha thirr krejt kushërinjtë edhe e kisha mbajt një aheng të paparë që mori fund kjo vepër kolosale e udhëheqësit tonë të lavdishëm, kryetarit Lutfi”, është shprehur Kushtrim Kadriu i Vatrës. /2LONLINE.com/