Kushtrim Kadriu, kryesues i Kuvendit Komunal të Gjilanit, ka bërë me dije se asambleistët e Gjilanit fitojnë tri çmimet e para në nivel vendi.
“Sot gjatë ndarjes së çmimeve për performancën e asambleistëve komunal të monitoruar nga “Helvetas” dhe “Demos”, asambleistët tanë fituan tre çmimet kryesore”, ka thënë Kadriu, transmeton 2LONLINE.com.
Sipas tij, këshilltarët fitues të çmimeve janë: Gentrit Murseli, Çmimi kryesor si dhe Gresa Avdiu e Besnik Shala.
“Ky sukses na bënë krenar ne si kuvend dhe si komunë. I urojmë këshilltarët fitues për punën dhe për vlerësimin e tyre, duke u dëshiruar sukses të mëtutjeshme”, ka thënë Kushtrim Kadriu, kryesues i Kuvendit Komunal të Gjilanit. /2LONLINE/