“Kadetët e klasës 024 përfunduan me sukses stërvitjen fushore të koduar “Gjithmonë Stoik” që njëherit është edhe moto e klasës së tyre”, ka shkruar në profilin e tij në facebook, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.
Postimi i plotë:
Kadetët tanë e konfirmojnë fuqishëm se janë gjithmonë stoik edhe në Stërvitjen fushore e koduar “Gjithmonë stoik”.
Kadetët e klasës 024 përfunduan me sukses stërvitjen fushore të koduar “Gjithmonë Stoik” që njëherit është edhe moto e klasës së tyre.
Kadetët u vlerësuan në terren kompleks, adaptim në drille të betejës nga mjedisi malor në mjedis urban, bunker e transhe, zjarr indirekt dhe zona të kontaminuara – ditën dhe natën.
Kadetët tanë qëndruan stoik pas 38 km patrullim dhe 15 misione të ndryshme.
Ju lumtë krenaria jonë!