DYLON

Vizitojnë QMF-të në disa fshatra të Gjilanit

Vizitojnë QMF-të në disa fshatra të Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Drejtoresha e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale (DSHMS), Aurora Osmani Buca së bashku me drejtoreshën e QKMF-së, Arbenita Hajdari realizuan vizitat e përbashkëta në Qendrat e Mjekësisë Familjare (QMF) në fshatrat Malishevë, Uglar dhe Pogragjë.

“Nga afër u informuan nga stafi shëndetësor rreth mbarëvajtjes së punës nëpër këto qendra”, ka thënë drejtoresha Osmani Buca.

EkoHigjiena

Ajo shtoi se ambulanca në Uglar nuk është aspak në gjendje të mirë, sa i përket infrastrukturës.

“Shumë shpejt do të intervenohet në këtë objekt, në mënyrë që shërbimet të jenë sa më cilësore. Vëmendjen e duhur po e merr shëndetësia”, ka thënë  drejtoresha e DSHMS-së. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.