“Bashkë me klubin e xhudos, “Gjilani”, kryetarin e klubit, Esat Selimi, trajnerin e klubit, Ibrahim Hasani, ndihmës trajnerin, Ardian Zejnullahu dhe xhudistët e këtij klubi, kemi prezantuar ndryshimet në nivelin fizik dhe emocional që ky sport mund të sjellë në jetën e individëve dhe rëndësinë e disiplinës dhe respektit të përfaqësuar nga sporti i xhudos”, njofton Federata e Xhudos e Kosovës.
Më tutje thuhet se në këtë demonstrim të veçantë ishin prezent nxënësit me plot energji dhe interesim për të mësuar më shumë rreth xhudos, drejtori i shkollës, ramadan dermaku dhe drejtori për kulturë, rini dhe sport i qytetit të gjilanit, kushtrim zeqiri, i cili shprehu mbështetjen e tij të plotë për promovimin e sportit të xhudos në kosovë.
Programi shtetëror, “Kosova, shtet i xhudos”, përmes komponentës, “Xhudo në shkolla – xhudistët e rinj”, ka për qëllim të zhvillojë masovizimin dhe integrimin e disiplinës së xhudos në të gjitha shkollat dhe komunat e Kosovës, njofton Federata e Xhudos e Kosovës. /2LONLINE/