DYLON

Kryetari Hyseni: Sot, një shpresë e re lindi për tetë familje të komunës së Gjilanit

Kryetari Hyseni: Sot, një shpresë e re lindi për tetë familje të komunës së Gjilanit
Avatar photo Redaksia

“Sot, një shpresë e re lindi për tetë familje të komunës së Gjilanit! Jam më se i lumtur të ndaj me ju lajmin se nga sot e tutje tetë familje me kushte të rënda ekonomike do të jetojnë në shtëpitë e tyre të reja”, ka thënë kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.

Ai bëri me dije se bashkë me drejtorin e Qatar Charity, Esam Dabab, sot bënë dorëzimin e çelësave për familjet përfituese.

EkoHigjiena

Hyseni tha se janë falënderues dhe mirënjohës ndaj Qatar Charity për bashkëfinancimin e këtij projekti jetik.

“Ne do të vazhdojmë me projekte të tilla edhe në të ardhmen, ashtu që pak nga pak të ndihmojmë familjet të cilat vërtetë kanë nevojë”, ka thënë kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.