Në kuadër të ngritjes së kapaciteteve të këmbësorisë, dhe planifikimit vjetor, K1B e Regjimenti i parë të Këmbësorisë, ka realizuar ushtrimin fushor “Iron Platoon”, njofton FSK.
Ushtrimi kishte për qëllim përfundimin e qitjeve dhe manovrave me municion real në nivel Togu, Operacione Sulmuese dhe Sulm në Objektivë, ku janë përdoruar sistemet e armatimit të togut të manovrës .
Në ushtrim janë marrë për bazë mësimet e mësuara nga Operacioni “INTERFLEX”, më specifikisht: luftimet nëpër pozicione luftuese (transhe), reagimi i parë në fushëbetejë, taktikat dhe teknikat individuale të luftimit, njofton FSK. /2LONLINE/