Në kuadër të bashkëpunimit me ushtrinë turke në Regjimentin e tretë të Këmbësorisë (R3K) ka përfunduar trajnimi për armën Anti-Tank HAR 66 i realizuar nga instruktoret e ushtrisë turke.
Trajnimi kishte për qëllim përgatitjen e kursantëve në përdorimin efikas të armës Anti-tank HAR 66 dhe me objektivë ngritjen e kapaciteteve ushtarake dhe rritjen e ndërveprushmërisë në fushën e mbështetjes me zjarr për këmbësori të lehtë, njofton FSK. /2LONLINE/