Ka përfunduar me sukses trajnimi dyditor për gratë dhe vajzat lidhur me promovimin e Turizmit Rural dhe Marketingu i Produkteve Vendore.
Ky trajnim është bërë mes Komunës së Kamenicës në bashkëpunim me Tourism and Marketing Institute (TMI) dhe me përkrahjen e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), ku u trajnuan pjesëmarrëset për të promovuar turizmin rural dhe marketingun e produkteve lokale.
Poashtu në kuadër të trajnimit për turizmin rural dhe marketingun e produkteve vendore, është vizituar biznesi i Ibadete Sadikut, “Gollaku Food,” ku është parë nga afër procesi i tharjes dhe përpunimit të pemëve dhe perimeve.
Nga kjo vizitë pjesëmarrëset u inspiruan nga suksesi i këtij biznesi lokal që po kontribuon në ekonominë e vendit tonë./2LONLINE/