Pas një sëmundje të rëndë, ka ndërruar jetë gazetari dhe profesori universitet Ganimet Klaiqi. I ndjeri prej vitesh ka punuar në të përditshmen “Koha Ditore” dhe më pas edhe në UBT. Ishte edhe pjesë e Bordit të Klubit të Gazetarëve “Beqir Musliu” – Gjilan.
Një ditë më parë edhe pse në gjendje të rëndë shëndetësore, Klaiqi dha një mesazh në mbrojtje të fjalës së lirë, duke kërkuar që të mos sulmohen gazetarët për bindjen e tyre të lirë.
“Të nderuar miq, profesorë, gazetarë, familjarët e mi të dashur,vëllezër e motra,që më rrini pranë në këto ditë të vështira për shërimin tim. Lajmet nga shoqnia po vinë si bombë e kurdisur, pa rrugëdalje,për shkak të mendësisë del të jetë primitive, sepse sulmet ndaj mendimit të lirë janë sulme ndaj vetë historisë njerëzore. Edhe në organizimet më të vjetra lirija e shprehjes ishte dhe mbeti boshtë i demokracise. Mos i sulmoni gazetarët per bindjen e lirë, ata mund të jenë shtyllat që i japin hov luftës kundër korrupcionit dhe krimit të organizuar! Janë tanët dhe ashtu i duam!”, kishte shkruar Klaiqi.