Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka vizituar Qendrën e Palestrës së Sporteve në kazermën “Adem Jashari”, ku ka filluar testimi fizik i të rinjve të cilët kanë aplikuar në konkursin për pranimin e 612 pjesëtarëve aktiv në Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe 388 pjesëtarëve të komponentës rezervë.
Duke u uruar sukses të gjithë kandidatëve, Ministri Mehaj ka theksuar se është kënaqësi teksa sheh të rinj e të reja që me kaq vullnet mezi presin t’i bashkohen FSK-së.
“Ministria e Mbrojtës si institucion dhe FSK si organizatë, u garanton proces transparent, të monitoruar nga instruktorët e FSK-së, përfaqësuesit e Zyrës Ndërlidhëse të NATO-s, organizatat joqeveritare, si dhe mediat, duke mundësuar kështu raportim në kohë reale, e përzgjedhjen e më të mirëve”.
Forca e Sigurisë së Kosovës është Forcë që synon shërbimin në NATO, andaj dhe ushtarët tanë janë të nivelit të tillë, thuhet në njoftimin e Ministrisë. /2LONLINE/