DYLON

Kryetari Haliti del në terren për të parë ecurinë e punimeve

Kryetari Haliti del në terren për të parë ecurinë e punimeve
Avatar photo Redaksia

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar sot vendpunimet në teren.

Fillimisht ai ka vizituar fshatin Stubëll ku janë duke vazhduar punimet e fazës së dytë, në ndërtimin dhe asfaltimin e rrugës “Anton Çeta” deri te rruga “Sejdiu”, i cili është projekt i vitit të kaluar. Poashtu, kryetari Haliti ka vizituar fshatin Kabash dhe Buzovik, ku janë duke u rregulluar rrethojat e fushave sportive në oborret e shkollave. Ndërsa, në rrugën “Kongresi Manastirit” është duke u punuar në fazën e dytë, ku janë duke u rregulluar trotuari dhe ndriçimi publik.

EkoHigjiena

Me këtë rast, kryetari Haliti u shpreh se institucionet komunale të Vitisë, vazhdimisht janë duke u kujdesur që projektet të cilat janë në punim e sipër të kryhen sa më parë dhe të fillojnë projektet e tjera të parapara për këtë vit për përmirësimin e kushteve dhe jetës së qytetarëve vitias pa dallime.

Punime të tilla në rregullimin e infrastrukturës janë duke vazhduar edhe nëpër shumë lokalitete të tjera të komunës së Vitisë.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.