Popullata e Anamoraves meriton me shumë, Gjilani meriton ndryshime për të mirë.
Dibran Ramadani
Me ndryshimet qe po ndodhin në AKR-në e Gjilanit, na bënë të kuptojmë se ka ardhur koha që të shikojmë përtej politikës së vjetër. Ta ngrisin zërin për të kërkuar diçka më të mirë dhe ta refuzojnë heshtjen njëherë e përgjithmonë, këtë dukuri po e shohim çdo ditë e me shumë, jo vetëm te popullata e Gjilanit, por në gjithë Kosovën.
Debatet e vjetra dhe politika negative qe kemi parë këto vitet e fundit në Gjilan, janë pikërisht arsyeja që AKR-ja tani po merr përkrahjen e madhe të popullatës për të ecur me hapa të sigurt për ndërtimin e një ekonomie të realizueshme, ku prioritet është krijimi i vendeve të punës me plane sofistikuese për të ndërtuar një Anamoravë të qëndrueshme për të gjithë banorët e saj.
Është për t’u përmendur se popullata ka dëgjuar me vite fjalë se nuk ka zgjidhje veçse të votojnë ata që kanë votuar vazhdimisht dhe mjerisht vazhdimisht u zhgënjyen, e gjithë kjo është vetëm politike e vjetër.
Tani një politike e re do të jetë në Anamoravë.
Popullata e Anamoraves meriton me shumë, Gjilani meriton ndryshime për të mirë.
E them bindshëm se në zgjedhjet e ardhshme populli do te votojë ndryshimin duke i zëvendësuar ata që nuk e meritojnë të qeverisin, me njerëz te duhur, njerëz që do të japin maksimumin për të mirën e popullit. Populli e krijon shtetin e jo shteti popullin!
Autori është magjistër i studimeve politike dhe drejtësisë në Chicago