“Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, vunë themelet e bashkërendimit të grupeve politike në një front të përbashkët në rrugën e përpjekjeve të pareshtura të popullit te Kosovës për liri”, ka shkruar në profilin e tij, kreu i PDK-së, Memli Krasniqi.
Ja postimi i plotë:
Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, vunë themelet e bashkërendimit të grupeve politike në një front të përbashkët në rrugën e përpjekjeve të pareshtura të popullit te Kosovës për liri.
Ekzekutimi i tyre, 41 vite më parë nga dora e shërbimit sekret jugosllav në Untergrupenbach të Gjermanisë, ishte një ndër goditjet më të mëdha që iu dha organizimit politik dhe ndërkombëtarizimit të çështjes së Kosovës në botën perëndimore.
Por, kjo ngjarje nuk arriti të shuante lëvizjen patriotike dhe motivin për çlirim. Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka ranë, por veprimtaria e tyre heroike u bë frymëzim për mijëra atdhetarë në brezat pasues.
Lavdi e mirënjohje e përjetshme për këta kolosë! /2LONLINE/