Kombëtarja e Kosovës U19, do të mbajë Kampin Nacional në Hajvali nga 31 gushti deri më 1 shtator dhe tre juniorët e FC Drita, portieri Olti Ismajli, mbrojtësi Ylli Ibrahimi dhe sulmuesi Shaban Shabani, do të jenë pjesë e kësaj kombëtareje.
“Në kampin dyditor do të grumbullohen futbollistët e kombëtares për fazën përgatitore në “Qualifying Round” të Kampionatit Evropian U-19. Në mesin e futbollistëve të përzgjedhur janë edhe tre juniorët e klubit tonë, Olti Ismajli, Yll Ibrahimi dhe Shaban Shabani”, kanë njoftuar FC Drita.
Olti Ismajli është portier i Dritës, ndërsa së fundmi është grumbulluar edhe me ekipin e parë të klubit Drita, si portier i tretë.
Yll Ibrahimi mbrojtës i majtë, poashtu i aktivizuar në ekipin e parë.
Futbollisti, Shaban Shabani luan si sulmues i krahut të djathtë me juniorët e Dritës.
“Tre futbollistët vijnë nga Akademia e klubit tonë dhe janë formuar ndër vite në shkollën e futbollit Drita në të gjitha grupmoshat e klubit. FC Drita i dëshiron suksese futbollistëve tanë të rinj dhe kombëtares sonë, Kosova U19”, thuhet në njoftimin e klubit barhdë e kaltër. /2LONLINE.com/