Nesër në kuadër të javës së 28-të takohen FC Drita dhe FC Liria. Nga ekipi gjilanas shprehen optimist, ndërsa në konferencën për media thanë se do të jetë ndeshje e vështirë.
Futbollisti i Dritës, Juan Camilo Mesa theksoi se ndeshja e nesërme është e vështirë, porse Drita duhet të vazhdojë me rezultate pozitive
“Ne e dijmë që nesër kemi ndeshje të vështirë, por të rëndësishme. Ne duhet të vazhdojmë me këtë punë si çdo javë dhe me këtë qasje pozitive. E kem parasysh gjendjen e vështirë që e ka ekipi i Lirisë, por edhe për ne tri pikë janë të rëndësishme” ka thënë Mesa.
Ndeshja luhet të shtunën në ora 15:00, te stadiumi ndihmës me bari sintetik në Gjilan. /2LONLINE/