DYLON

Gjeneral brigade Christian Nawrat emërohet drejtori i ri i Ekipit Këshillëdhënës dhe Ndërlidhës të NATO-s

Gjeneral brigade Christian Nawrat emërohet drejtori i ri i Ekipit Këshillëdhënës dhe Ndërlidhës të NATO-s
Avatar photo Redaksia

Në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes, sot u mbajt ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrës së drejtorit të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT), me ç’rast drejtori aktual, gjeneral brigade Ralf Hamershtajn , i cili e ka udhëhequr NALT-in, që nga muaji mars 2023, i dorëzoi detyrën pasuesit të tij, gjeneral brigade Christian Nawrat.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin: Kryeministri Qeverisë së Republikës së Kosovës Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, zëvendësministri i Mbrojtjes Shemsi Syla, komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zëvendëskomandanti i FSK-së gjeneral major Enver Cikaqi, oficerë dhe zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes/ FSK-së dhe NALT, si dhe të ftuar të tjerë. Mysafire speciale në këtë ceremoni ishte Shefja e Operacioneve Aktuale, Divizioni për Operacione i Shtabit të Përgjithshëm të NATO-s, Ariella Viehe, Komandanti i KFOR-it

EkoHigjiena

Gjeneralmajor General Özkan Ulutaş si dhe zëvendës komandanti i KFOR-it gjeneral brigade Federico Bernacca.

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës zoti Albin Kurti në fjalën e tij ndër të tjera theksoi: “Ndjehem i privilegjuar të jem sot në mesin tuaj. Çdo përshëndetje, si kjo e sotshmja, është një mundësi që na jepet për të reflektuar, një moment të vlerësimit dhe mirënjohjes për punët e përfunduara. Demokracitë e reja dhe në zhvillim ndërtohen nga kontributi i shumicës dhe është kënaqësi të theksojmë personat që i kontribuojnë asaj. Një shembull i tillë është puna e vazhdueshme dhe e palodhshme e Gjeneralit Hamershtain.

Dua të theksoj se Gjenerali, ka vepruar në një kontekst kyç, e ku puna e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, ka luajtur një rol të rëndësishëm në mbështetjen e Forcave të Sigurisë së Kosovës”. Më tej kryeministri Kurti vazhdoi: “Bashkëpunimi me njerëz të përkushtuar, siç ishte Gjenerali Hamershtain, është një përvojë e rëndësishme për të gjithë ne. Përkushtimi i tij i palëkundur për të rritur standardet brenda institucioneve tona të sigurisë ka lënë shenjë të pashlyer dhe trashëgimi të cilën ne duhet të vazhdojmë ta lartësojmë”.

Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci duke vlerësuar punën e gjeneralit Hamershtajn, në fjalën e tij ndër të tjera tha: “Synimi ynë kryesor strategjik është anëtarësimi i Republikës së Kosovës në NATO. Prandaj, prioriteti ynë kryesor është ndërtimi i kapaciteteve profesionale dhe operacionale të FSK-së në përputhje me standardet e NATO-s.

Kam nderin dhe privilegjin që të flas sot para jush për Drejtorin e Zyrës së Ekipit Këshilluese dhe Ndërlidhëse të NATO-s në Kosovë, gjeneralin Ralf Hamershtajn . Gjenerali Hamershtajn ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin e kapaciteteve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës. Përmes angazhimit të tij, gjenerali ka ofruar kontribut të rëndësishëm në rritjen e efektivitetit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke dhënë imput në çdo proces që ndihmon në përmbushjen e standardeve të larta të kërkuara për anëtarësimin në NATO”.

Gjatë ceremonisë gjenerali Hamershtajn u dekorua me këto medalje:

Shefja e Operacioneve Aktuale, Divizioni për Operacione i Shtabit të Përgjithshëm të NATO-s, Ariella Viehe në kët ceremoni ka dekoruar Gjeneralin Hamershtajn me medalje të NATO-s.

Gjithashtu, Gjenerali Hamershtajn u dekorua me medaljen për “Shërbim të shquar” nga Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci.

Po ashtu gjenerali Hamershtajn u dekorua nga Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari me medaljen për “Shërbim vetëmohues”.

Zëvendës komandanti i KFOR-t gjeneral brigade Federico Bernacca e dekoroi gjeneralin Hamershtajn me medaljen italiane “Të kryqit memorial”.

Gjatë ceremonisë ndërmjet fjalimeve dhe aktiviteteve janë ekzekutuar edhe pika muzikore. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.