Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka ngushëlluarfamiljen Musliu pas lajmit për vdekjen e Jonuz Musliut, duke shkruar se ai një jetë të tërë ia përkushtoi zgjidhjes së drejtë të çështjes së shqiptarëve në Luginë, ishte luftëtar i paepur i të drejtave të njeriut, mik dhe familjar i mirë.
Me dhembje mora lajmin për shuarjen e luftëtarit të lirisë, ish komandant i UÇMPB-së dhe Kryetar i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës, Jonuz Musliu.
Musliu, një jetë njeriu i është përkushtuar zgjidhjes së drejtë të çështjes së shqiptarëve në Luginë, luftëtar i paepur i të drejtave të njeriut, mik dhe familjar i mirë, do t’i mungojë familjes së tij, dhe komunitetit.
I qoftë i lehtë dheu!
RH