Shkruan: Florim Zeqa
Padyshim, ngjarja më e turpshme dhe më e shëmtuar e javës që po e lëmë pas ishte përleshja e deputetëve në Parlamentin e Kosovës. Situata e krijuar në Parlamentin e Kosovës ishte aq e rëndë dhe aq e keqe për imazhin e Kosovës në botë, saqë është e vështirë të gjenden fjalët më adekuate për ta përshkruar më fjalë.
Përleshja e 13 korrikut 2023 përseritje e kaosit të vitit 2015 në Parlament
Jo rastësisht thuhet, “shkallët e ngritjes janë edhe shkallët e rënjes” (popullore). Ky është ligj i pashkruar i universit, të cilit nuk ka mundur dhe as që mundet t’i ikë askush, nuk do të mund i ikë as LVV-ja dhe askush tjetër. Pra, në një farë mëmyre do të kthehet pas nga e njëjta rrugë përmes së cilës erdhi në pushtet.
Dhuna e ushtruar më 13 korrik 2023 në Parlamentin e Kosovës, gjegjësisht përleshja e deputetëve të opozitës me pushtetarët, na kthen pas kujtesën në vitin 2015, të kohës kur Parlamentin e mbulan, vezët dhe shishet me ujë, tymi i molotovit dhe gazi lotësjellës, kur në Paralementarët u detyruan të vendosin maska ushtarake për t’i mbijetuar situatës kaotike në Kuvend, ishte koha kur kryeministri sulmohej me vezë dhe ujë, si dhe përdorej çdo mjet antidemokratik për të dhunuar fuksionimin normal të punës së Kuvendit.
E njëjta gjë ndodhi edhe më 13 korrik 2023, me veprime përafësrisht të njëjta, por me role të kundërta në Kuvend. Një fjalë e urtë popullore e thotë, “kush e mbjellë erën e korrë furtunën”. Kësisoji, për pushtetarët aktualë është kjo një vjelje e të korrave përgjatë viteve…
Nga përleshja e fundit në Kuvend u zhgënjyen të gjithë qytetarët e vendit dhe mërgimtarët që e votuan këtë klasë politike. Andaj, përveqse të zhgënjyer, u ndjenë edhe të vetëmashtruar, për shkak se me dorën e tyre e votuan për errësirën dhe anarkinë politike në vend.
Përleshja e deputetëve, faqja e zezë e Kosovës në Kuvend
Përleshja e deputetëve me qeveritarët në Kuvend është turp përtej turpi. Me ngjarjen e fundit në Kuvend filluan të shkruajnë edhe mediat ndërkombëtare, duke i vendosur skenat e turpit në ballinat e gazetave të tyre, siq ishte një shkrim në medien e shkruar dhe elektronik në Itali, “Il Fatto Quotidiano”, i cili në ballinë shkruan; “Rissa nel Parlamento del Kosovo: “deputatto buta acqua contro il primo ministro, poi scoppia il parapiglia” (Sherr në Kuvendin e Kosovës: Deputeti i hedh ujë kryeministrit, e më pas shpërthen sherri). Por jo vetëm ky medium, por ishin edhe shumë të tjerë në Itali dhe në të gjitha mediat prestigjioze të vendeve të Bashkimit Evropian dhe në SHBA siq ishte “Global News” i cili përhapi imazhet e përleshjes në Kuvend gjthandej botës, përmes të cilave Kosova u bë horë në arenën ndërkombëtare.
Kjo çfarë pasqyruan mediat vendore dhe ndërkombëtare është pasqyra reale e shtetit të Kosovës.
Zgjedhjet pa alternativë, nuk i sjellin asnjë të mirë Kosovës
E kam cekur edhe ditë më parë në një shkrim autorial, se zgjedhjet nuk janë zgjidhje për vendin. Në këto rrethana, me këtë klasë politike, jo një palë zgjedhje, por edhe dhjet herë nëse shkohet në zgjedhjet prapë do ta kemi të njëjtin rezultat dhe të njëjtën situatë, përseri në skenën politike do t’i kemi të njëjtin politikan, përseri do t’i kemi të njëjtit njerëz në qeverisje dhe opozitë.
Parashtrohet pyetja, çfarë përfiton Kosova me shkuarje në zgjedhje të jashtëzakonshme pa një alternativë të re politike? Përgjigja do të jetë kjo, e fiton vazhdimin e situatës anarkike dhe përseritjen e situatave të njëjta dhe të njëpasnjëshme në Parlamentin e Kosovës, gjë e cila do ta dëmtojë edhe më tutje imazhin e Kosovës në botë si dhe do t’i zvogëlojë akoma më shumë shpresat e qytetarëve për të jetuar në Republikën e Kosovës.
Andaj, qytetarë të dashur të vendit ju ftojë që t’i thërrisni ndërgjegjës suaj për reflektim, që ta ndalojmë të keqën bashkarisht sikurse në vitet e ’90-ta, në vitet e lavdisë dhe krenarisë kombëtare, për ta larguar nga skena politike këtë klasë kusarësh politikë që e zhvatën, e rropën dhe e ç’rropën Kosovën nga paslufta e deri në ditët e sotme, duke e trajtuar Kosovën si plaçkë lufte dhe jo si atdhe i tyre. Dhe vërtetë Kosovën e kanë bërë një mbeturinë lufte dhe të padëshiruar për të jetuar në të!
Mbase është momenti i fundit për këndellje dhe ndërgjegjësim të popullatës në Kosovë dhe e mërgimtarëve në botën mbarë për ndëshkimin e kësaj klase politike në pushtet dhe opozitë. Vetëm bojkotimi i tërësishëm dhe distancimi nga kjo klasë e papërgjegjshme politike do ta kthente vendin kah e mbara.
Kjo klasë politike pa dallim pushtet dhe opozitë e kanë bërë Kuvendin arenë plagjiatorësh me tituj shkencor me shkollim elementar dhe arenë gladiatorësh milionerë në koloseumin e quajtur Kosovë.
Për çka, sot Kuvendi i Kosovës ngjet në gjithçka tjetër, veq në JO në parlament të një shteti të lirë dhe demokratik.
Kjo situatë e krijuar në Parlament duhet të ndryshojë sa më parë dhe këtë mund ta bëjmë me bashkimin e të gjitha forcave përparimtare në një alternativë të re politike, në alternativën që i duhet sot shtetit të Kosovës, alternativa që ju duhet shqiptarëve për ndërtimin e një shoqërie të lirë dhe demokratike, prosperuese dhe të integruar në të gjitha organizatat ndërkombëtare. /2LONLINE/