DYLON

Për shkak të garës çiklistike, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të automjeteve në autostradë

Për shkak të garës çiklistike, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të automjeteve në autostradë
Avatar photo Redaksia

Federata e Çiklizmit e Kosovës (FÇK), organizon garën çiklistike Kampionati i Kosovës për vitin 2023. FÇK-ja, ka planifikuar që këtë garë ta zhvillojë në autostradë  dhe për këtë ka kërkuar leje nga ministria përkatëse të cilën e ka siguruar.

FÇK-ja për mbarëvajtje të kësaj gare ka kërkuar ndihmë nga Policia e Kosovës. Policia, bazuar në planin rreth zhvillimit të garës, datës dhe kohën e mbajtjes së saj, ka hartuar dhe do ta zbatojë një plan operativ.

EkoHigjiena

Më datë 15.07.2023, duke filluar nga ora 13:30, në segmentin Lipian-Bibaj (autostrada ‘Arbër Xhaferi’) do të fillojë pjesa e parë e kësaj gare.

Më datë 16.07.2023, itinerari i garës është më i gjatë (160 km), gara fillon në ora 10:30 me këtë itinerar të lëvizjes: Bibaj-Lipjan-Prishtinë, F.Kosovë (Bresje), pastaj rruga nacionale F.Kosovë-Aeroport-Komoran-Malishevë dhe anasjelltas, NJOFTON pOLICIA.

Gjatë kësaj kohe, më datën 15 dhe 16 korrik 2023, parashihet që të ketë bllokim të qarkullimit të automjeteve në autostradë (segmentet e lart-cekura) dhe riorientim në rrugë tjera alternative.

Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik rreth këtij bllokimi e riorientim të veturave në kohen sa do të jetë duke u zhvilluar gara e organizuar nga FÇK-ja. Andaj, qytetarët të planifikojnë me kohë qarkullimin në rrugë alternative në mënyrë që të mos krijohen tollovi e kolona të panevojshme, njofton Policia. /2LONLINE/