Sot është mbajtur Kuvendi Zgjedhor i Forumit të Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Gjilan, në të cilën është zgjedhur kryetari dhe kryesia e re, e Forumit të Rinisë.
Ndonëse drejtuesit e LDK-së, si dhe të strukturave të reja e quajtën një kuvend madhështor, jo të gjithë u shprehen ashtu, madje njëri prej delegatëve, Halili Halili theksoi se ndihet i pakënaqur për mospërfshirje në strukturën e re drejtuese të FR të LDK-së, të asnjë anëtari të Forumit nga Zhegra, e madje ai vlerësoi si të parapërgatitur dhe manipulativ Kuvendin e sotshëm të të rinjve të LDK-së, transmeton Portali 2lONLINE.com
Halili, i cili thotë se për tri vite ishte anëtar i kryesisë dhe tani në këtë Kuvend delegat, tha se ndihet i pakënaqur që asnjë anëtarë nga Zhegra nuk u përfshi në kryesi të re, duke bërë me dije se FR i LDK-së i nëndegës së Zhegrës, përfaqësohej me pesë delegatë, e bile edhe Lladova ishte me tre delegatë, që poashtu mbeti pa u përfshi në kryesinë e re.
Për më tepër ja deklarata e tij pas kuvendit, drejtuar anëtarëve dhe simpatizantëve të LDK-së:
Të nderuar anëtarë dhe simpatizantë të Lidhjes Demokratike, Dega në Gjilan,
Unë si delegat nga nëndega e Zhegrës për shkak të pakënaqësisë dhe manipulimeve në kuvendin që u mbajt sot, të FR të LDK-së, Dega në Gjilan, në shenjë të pakënaqësisë për mospërfshirje të asnjë anëtari në kryesi të degës nga nëndega jonë, jap dorëheqje nga të gjitha pozitat e deritashme.
Me respekt, Halil Halili